Investigim shokues që i ka tronditur të gjithë, ja çfarë ndodh në krevatet e hoteleve

Ndryshe

Investigim shokues që i ka tronditur të gjithë, ja çfarë ndodh në krevatet e hoteleve

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 16:24
investigimi

Kur ju qëndroni në një hotel, për të cilin paguani jo pak, prisni të paktën të gjeni çarçafë të pastër dhe të freskët, por si mund të jeni të sigurt që ato janë ndryshuar pas mysafirit të mëparshëm?

Për të mësuar këtë, ekipi hetues i një programi televiziv në Amerikë "Inside Edition" bëri një test të thjeshtë, zbulimi i të cilit rezultoi shokues. Ata kontrolluan 9 dhoma hoteli dhe në secilën prej tyre vendosën një bojë fosforeshente, e padëmshme, e cila lahet shumë lehtë. Në ato çarçafë shkruhej: "Unë kam fjetur këtu", e cila nuk duket me syrin e lirë, por nëse fik dritën e kupton menjëherë.

Më pas, ata janë larguar nga hoteli dhe kur janë regjistruar sërish në të njëjtat dhoma, por me emra të ndryshëm, kanë zbuluar se çarçafët mbanin të njëjtat shënime që ata kishin bërë me bojë një natë më parë. Sipas “Iniside Edition,” kjo nuk ka ndodhur vetëm në hotelet e vogla, por edhe në një nga hotelet e njohura dhe prestigjioze.

Ndërkaq, të pyetur nga gazetarja, menaxherët dhe stafet e hoteleve kanë kërkuar falje, duke mos ditur çfarë shpjegimi të jepnin për atë çfarë ka ndodhur. Por, kur diçka e tillë ndodh me disa hotele të njohura dhe prestigjioze në SHBA, mendoni pak se çfarë mund të ndodhë në dhomat e hoteleve shqiptare?

"Ky çarçafë nuk është ndryshuar? Pse nuk është ndryshuar?", ka qenë kjo pyetja e gazetares për menaxherin e hotelit, ku u bë edhe investigimi.

"Ok, unë pres që ato të ndryshohen çdo ditë, ky incident shërben si një kujtesë për të gjitha hotelet për të zbatuar këtë standard të rëndësishëm", tha menaxheri duke kërkuar falje.

Ky investigim ka bërë shumë bujë në mediat e huaja dhe ka shërbyer si një kambanë alarmi për të gjitha hotelet, por imagjinoni sesi mund të jenë hotelet në Shqipëri, ku askush nuk ushtron kontroll për gjendjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat