E pabesueshme: Ky djalosh nga Bosnja flet 56 gjuhë

Ndryshe

E pabesueshme: Ky djalosh nga Bosnja flet 56 gjuhë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 15:17
Muhamed Meshiq

Muhamed Meshiq 32-vjeçar nga Tuzlla e Bosnjës dhe Hercegovinës i flet  56 gjuhë të botës.

Ai kur ishte vetëm 16-vjeçar kishte punuar si këshilltar komunal.

32 vjeçari është me profesion avokat, studiues i mirë i gjuhës dhe letërsisë japoneze dhe asaj hebraike, kurse tani punon si këshilltar i presidentit të Maqedonisë, George Ivanov.

Ai njihet si gjeni i gjuhëve të huaja, pasi është konfirmuar edhe zyrtarisht se ai flet 56 gjuhë, raporton Al Jazeera.

Meshiq thotë se atij i duhen  dy deri në tre javë për të mësuar komunikimin bazë dhe bazat e një gjuhe.

Megjithatë, ai shton se sa më shumë gjuhë që flasim, aq më e lehtë është që të mësosh gjuhë të reja sepse sipas tij ato janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe një pjesë e mirë e tyre kanë ngjashmëri.

Meshiq  nuk ka shumë kohë për jetën private dhe heq dorë nga shumë gjëra.

“Nga 365 ditë të vitit, unë i kaloj mbi 200 ditë në aeroplan. Gjithmonë udhëtoj për të ligjëruar nëpër seminare dhe trajnime të ndryshme. Por, nuk ankohem, sepse e kam kuptuar se duhet të jesh viktimë nëse dëshironi të arrini diçka”, ka shtuar Meshiq.

Në videot e mëposhtme mund të sesi ai i flet disa nga 56 gjuhët e botës:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat