Ja sekreti i binjakeve 100-vjeçare

Ndryshe

Ja sekreti i binjakeve 100-vjeçare

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 16:39
Irene Crump dhe Phyllis Jones

Irene Crump dhe Phyllis Jones, padyshim që futen në grupin e binjakeve më jetëgjatë në botë. Motrat kanë festuar ditëlindjen e tyre të 100. Madje ato kanë marrë një letër nga Mbretëresha, si dhe kanë vizituar një lokal nate.

Sipas binjakeve jo identike, jetëgjatësia e tyre ka ardhur me “punë të vështirë dhe ushqim të mirë”. Motrat kanë lindur me 25 minuta diferencë nga njëra-tjetra.

Tashmë në moshën 100-vjeçare, që të dyja janë ve dhe jetojnë në Stourport të Anglisë prej 5 vitesh.

Dyshja mendohet se është një nga 6 çifte binjakësh në Britani, të cilat i kanë kaluar një shekull jetesë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat