Adoleshentja, viktimë e talljeve, kryen vetëvrasjen në prezencën e familjes

Ndryshe

Adoleshentja, viktimë e talljeve, kryen vetëvrasjen në prezencën e familjes

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 20:57
Ilustrim

Një studente e gjimnazit të Teksasit, në Amerikë, qëlloi veten në prezencën e familjes këtë të Martë. Familja e saj njoftoi që shkaku që e shtyu atë të kryej vetëvrasje ishte tallja me të apo ngacmimi.

18 vjecarja Brandy Vela ishte maturante në Gjimnaz. Motra e saj Jackie tregoi që kishte vënë re që dicka nuk ishte në rregull, me mesazhin e marrë nga Brandy të martën. Ajo i kishte cuar mesazh duke thënë: “Të dua shumë, të lutem mbaje mend këtë dhe më vjen keq për cdo gjë.” E shqetësuar, ajo telefonoi gjyshërit dhe prindërit. Ata të gjithë nxituan për të shkuar në shtëpi të kontrrollonin nëse Brandy ishte mirë. Sapo arritën e panë atë në dhomes e saj me një pushkë të drejtuar nga gjoksi i saj.
Familja e saj iu lut ta hidhte poshtë armën, por ajo nuk dëgjoi, e tërhoqi këmbëzën.
Jackie tha që motra e saj ishte tallur për peshën e saj. “Ata do të thonin gjëra shumë të këqija si, ‘Pse je akoma këtu?’ Ata do ta quanin atë të trashë dhe të shëmtuar. Ajo ishte e bukur, absolutisht shumë e bukur; gjëja e vetme që njerëzit gjenin shkas të talleshin ishte pesha e saj.”

Ajo tha që motra e saj u ngacmua shumë vitin e kaluar, saqë e detyruan atë ta ndërronte numrin e saj të telefonit.
Ajo madje i raportoi talljet (ngacmimet) kibernetike në polici, por familja e saj insistuan që i’u kishin thënë që nuk mund të bënin asgjë “pa ndodhur dicka”.
Zëdhënësja e shkollës, Melissa Tortorici, tha se komuniteti është “shkatërruar”. Lidhur me talljet, ajo tha “Është jashtëzakonisht e vështirë të ndalësh dikë të dërgojë mesazhe kur vetë aplikacionet ë bëjnë të lehtë që dërguesi të mbetët anonim.”

Nxënës të ndryshëm të shkollave të mesme janë duke dekoruar koridoret e shkollave me zemra blu për të përkujtuar Brendin dhe sytë e saj blu të bukur. “Ata sy, së bashku me organet e tjera u dhuruan pas vdekjes së saj.”
Kjo është ajo që ndodh kur ngacmimi nuk mirret si kërcënim serioz dhe kur armët lejohen tek fëmijët. Ne jemi duke i humbur adoleshentët në cdo mënyrë, duke lejuar që këto sjellje të shkojnë jashtë kontrollit.

25% e adoleshentëve raportojnë se kanë përjetuar ngacmimet me anë të telefonit. 52% e të rinjëve raportojnë që janë duke përjetuar ngacmime kibernetike. Edhe më shumë se gjysma e të rinjëve nuk i tregojnë prindërve të tyre kur ngacmohen. Mbi 80% e adoleshentëve përdorin rregullisht celular, duke e bërë më të lehtë dhe më të arritshëm ngacmimin kibernetik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat