Do i besonit kaq shumë berberit?

Ndryshe

Do i besonit kaq shumë berberit?

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 18:44
Pamje nga video

Prerja e flokëve duket si një luftë nervash, po në fakt ky person ka ruajtur më së miri gjakftohtësinë, edhe pse berberi i tij përdor një hanxhar dhe një çekiç mbi kokën e tij.

Kjo taktikë e pazakontë për të shkurtuar flokët, tregon se berberi i bie me çekiç hanxharit për të kryer prerjen. Kjo duket mjaft e rrezikshme, por djali i ulur në karrige ndihet i qetë dhe i relaksuar. Pamjet janë postuar në Twitter nga një person që jeton në Houston, Texas, por mendohet se klipi është bërë në Marok.

Përdoruesit e shumtë kanë shprehur habinë e tyre për këtë taktikë, por dhe frikën thjesht nga ideja që të kesh një hanxhar mbi kokë. Atëherë kemi të bëjmë me një berber, apo xhelat?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat