‘Reality show’ tronditës: Rrahje, vrasje, përdhunime dhe çmim 1,5 mln euro!

Ndryshe

‘Reality show’ tronditës: Rrahje, vrasje, përdhunime dhe çmim 1,5 mln euro!

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 18:20
Reality show

Garuesit në një reality shou të ri në Rusi do të pajisen me thika, pasi do të dërgohen në një terren të egër në Siberi për të luftuar me arinj, ujqër dhe temperaturat e ulëta, shkruan The Sun.

30 garuesit nga vende të ndryshme të botës do të garojnë për çmimin e madh prej 1.5 milion euro, ndërsa rregullat janë aq brutale sa që tashmë kanë filluar të ngrejne zërin shoqata të ndryshme nga e gjithë bota.

Në këtë reality shou lejohen “rrahjet, vrasjet dhe përdhunimet”. Në shikim të parë ky shou nuk dallon shumë shou “The Hunger Games”, ku 30 garuesit gjysma e të cilëve janë femra, hidhen në një shkretëtirë, ku përveç kafshëve të egra, do t’iu duhet të luftojnë me temperaturat e ulëta -40 gradë por edhe me më të ulëta.

Është raportuar se garuesit do të jenë të armatosur edhe me armë zjarri, por kjo nuk është e vërtetë. Megjithatë, një rregull shokues thotë: “Të gjitha janë të lejuara, rrahjet, alkooli, vrasjet, përdhunimet, pirja e duhanit dhe çdo gjë tjetër”.

Image

Truri i këtij reality shou është manjati rus Yevgeny Pyatkovsky, i cili ka deklaruar se me këtë nuk synojnë të arrijnë asgjë, por që garuesit do të vendosin rregullat dhe do të nënshkruajnë dokumentet nëse janë pro pjesëmarrjes.

Megjithatë, situatën do ta qetësojnë producentët të cilët vazhdimisht po e theksojnë faktin se në këtë lojë do të aplikohet kodi penal rus, ku çdo konkurrent që thyen rregullat do të vuaj dënimin.

“Nëse gjejmë prova që është kryer ndonjë vepër penale, policia do të vijë që të arrestojë dikë”, kanë thënë ata, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kritikë besojnë se këto rregulla do të qojnë drejt sjelljeve të egra të garuesve, për shkak se do të detyrohen të jetojnë si kafshë të egra.

Çdo garues duhet të ketë mbi 18 vjet dhe të jetë “i shëndetshëm mendërisht”, por ajo çfarë është më e çuditshme është fakti se për pjesëmarrje duhet të paguajnë nga 150 mijë euro, edhe pse disa prej tyre do të marrin pjesë pa paguar asgjë përmes votimit online.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat