E pabesueshme/ Makina elektrike parashikon aksidentin pak sekonda përpara se të ndodhë, i shpëton jetën shoferit

Ndryshe

E pabesueshme/ Makina elektrike parashikon aksidentin pak sekonda përpara se të ndodhë, i shpëton jetën shoferit

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 16:49
Pamje nga video

Një video e pabesueshme tregon se si një makinë elektrike e markës amerikane Tesla arriti të parashikojë ndodhjen e një aksidenti vetëm disa sekonda përpara se ai të ndodhte.

Duke arritur të kuptonte se aksidenti ishte duke ndodhur, sistemi special kompjuterik i pilotit automatik të kësaj makine, dha alarmin duke aktivizuar sistemin e emergjencës së frenimit, pak momente përpara se të ndodhte aksidenti i dy makinave përpara. Ngjarja ndodhi në autostradën A2 në Hollandë.

Ky sistem special ka një opsion shtesë për monitorimin e drejtimit të makinës në mënyrë të sigurt, i cili me sa duket funksionoka mjaft mirë. Pavarësisht pamjeve të rënda të përplasjes, Hans Noordsij, personi që shpërndau videon, informon se nuk pati asnjë të dëmtuar rëndë nga ky aksident. Marka e automjeteve elektrike Tesla parashikon që të nxjerrë masivisht në treg këtë sistem të përmirësuar të pilotit automatik brenda fundit të vitit. Përveç këtij sistemi të përmirësuar, piloti automatik do të ofrojë edhe opsionin e parkimit automatik dhe disa risi të tjera.

“Janë hedhur bazat që automjetet të jenë plotësisht të pavarura në një nivel të tillë sigurie për të cilin ne besojmë se është gati dyfish më i lartë sesa ai që njeriu ka, ndoshta edhe më mirë”, u shpreh Elon Musk themeluesi i Tesla-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat