Fotografia që po përlot botën/Babai shikon vajzat tek hanë, s’mund të paguajë për drekën e tij

Ndryshe

Fotografia që po përlot botën/Babai shikon vajzat tek hanë, s’mund të paguajë për drekën e tij

Më: 19 mars 2017 Në ora: 13:16
Ryan Arebuabo

Fotografia e një prindi, i cili shikon fëmijët e tij teksa konsumojnë ushqim dhe vetë rri me barkun bosh pasi nuk ka mjaftueshëm para për të paguar, janë duke bërë xhiron e botës. Ka qenë Jhunnel Sarajan ai që ka publikuar foton e babait me vajzat.

“Nuk i mbajta dot emocionet kur i pashë në Jollibee”, - shkroi Jhunnel Sarajan. Ai e përshkroi fotografinë si “dashuria e babait.  Një përshkrim i vetëmohimit”.

Burri në fotografi quhet Ryan Arebuabo, është 38 vjeç dhe jeton në një barakë në Manila.

Vajzat e tij Rose Ann, 8 vjeçe dhe Rose Mae, 6 vjeçe, janë pasuria e tij më e madhe, por që fatkeqësisht nuk arrin që t’u japë atyre gjithë çfarë dëshiron, duke qenë se para disa vitesh kaloi një infarkt, i cili e la me pasoja, dhe pas kësaj ngjarje, gruaja e braktisi bashkë me të bijat.

Babai i çoi vajzat në fast food, për të festuar për notat e mira të njërës prej tyre, por nuk kishte para për të blerë për të gjithë dhe mori për to pulë, ndërsa vetë u mjaftua duke i parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat