Ky shtet është në krizë për çipsa, një pako ka një çmim të lartë

Ndryshe

Ky shtet është në krizë për çipsa, një pako ka një çmim të lartë

Më: 16 prill 2017 Në ora: 22:56
Ilustrim

Kërkesë tej mase e madhe për çipsa në Japoni, pasi një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të tyre Calbee, lajmëroi ndërprerjen e shitjeve, për shkak të prodhimit të pakët në Hokkaido, zona kryesore e prodhimit të patateve.

Çmimet e çipsave janë rritur ndjeshëm javëve të fundit, dhe ndërsa zakonisht një pako shitej 2 euro, tashmë çmimi ka shkuar në 11.

Fotografitë e rafteve bosh në supermarkete po bëjnë bujë në rrjetet sociale.

Ndërkohë sipas një sondazhi të zhvilluar, bazuar në 1000 persona, çipsat rezultojnë të parat ndër “ushqimet e shpejta” të preferuara në Japoni.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat