Trend i ri, berberi përdor zjarr për të stiluar flokët e klientëve

Ndryshe

Trend i ri, berberi përdor zjarr për të stiluar flokët e klientëve

Më: 21 maj 2017 Në ora: 12:26
Pamje nga videoja

Mohamed Hanafy është bërë një ndër berberët më të njohur në botë pasi përdor zjarr për të stiluar flokët e klientëve.

Ai përdor ‘spray’ dhe zjarr duke bërë të duket se flokët marrin zjarr, por është një nga teknikat më të reja për modele të ndryshme.

Mohamed nga Cairo u inspirua nga një video në Youtube, ku një berber në Pakistan e përdorte si metodë.

Fillimisht hezitoi që ta bënte të njëjtën gjë, por më pas guxoi dhe duket se po arrin sukses shumë të madh pasi njerëzit po e pëlqejnë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat