Tentoi ta vret ariun me shigjetë, por e pësoi vetë

Ndryshe

Tentoi ta vret ariun me shigjetë, por e pësoi vetë

Më: 26 maj 2017 Në ora: 12:47
Pamje nga video

Një gjuetar për pak sa nuk e pësoi keq, derisa po tentonte ta godiste me shigjetë një ari në malet e Kanadasë.

Richard Ëesley nga Ontario, po qëndronte me shigjetë në dorë pranë lumit Fire, kur befasisht pas një ari gjigant që ishte vetëm 50 metra larg tij.

Por për një moment ariu e vëren rrezikun dhe kështu i vërsulet Richardit i cili po mbante shigjetën në dorë, duke e përplasur për tokë.

E gjithë kjo ngjarje është filmuar nga vetë viktima e këtij sulmi, i cili në momentin e goditjes nga ariu e lëshoi kamerën në tokë.

Për fat të mirë ai i ka shpëtuar më të keqes, me vetëm disa gërvishtje të lehta dhe mavijosje në trup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat