Alo policia? Mbretëresha nuk ka vendosur rripin

Ndryshe

Alo policia? Mbretëresha nuk ka vendosur rripin

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 22:30
Elizabeta II

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta II, është raportuar në polici për shkak se nuk kishte vënë rripin e sigurimit ndërkohë që udhëtonte me makinë drejt ceremonisë së Hapjes së Parlamentit të Shtetit.

Policia e West Yorkshire konfirmoi nëpërmjet një postimi në Twitter që dikush kishte telefonuar 999 duke raportuar se monarkja nuk kishte vënë rripin e sigurimit.

Mbretëresha po udhëtonte në Westminster së bashku me Princin Çarls për të mbajtur fjalimin e saj.

Ligji në lidhje me rripat e sigurimit thotë se “vënia e rripit të sigurimit është e detyrueshme nëse sedilja ku jeni ulur është e pajisur me një të tillë.”

Ata që veprojnë në kundërshtim me ligjin, mund të gjobiten me £ 500 për mos vënien e rripit të sigurimit.

Megjithatë, mbretëresha nuk mund të procedohet penalisht sipas ligjeve të Mbretërisë se Bashkuar dhe një prej zëdhënësve tha që nuk donte të komentonte mbi ankesën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat