Cili është materiali më i përshtatshëm për çarçafët në periudhën e verës

Ndryshe

Cili është materiali më i përshtatshëm për çarçafët në periudhën e verës

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 19:06
Ilustrim

Nga motivet floreale deri te versionet bardh e zi: çarçafët janë pjesë shumë të rëndësishme të arredimit dhe duhen zgjedhur me kujdes ashtu sikurse pjesët e tjera të arredimit. Duke pasur përparësi ndërrimin, dhoma e gjumit mund të ridimensionohet apo modernizohen shume shpesh.

Në zgjedhjen e çarçafëve nuk mund të bazohemi vetëm te ana estetike, por duhet menduar dhe per pjesën e materialeve të cilët ndikojnë mbi rehatinë. Më të mirat janë padyshim të gjitha pëlhurat me fibra natyrale si pambuk, lino apo dhe mëndafsh.
Është më e rëndësishme ti provojmë në takt sepse çdo lëkurë ka një ndjeshmëri të vetën. Për disa është fantastik gjumi në çarçafë mëndafshi, ndërsa për disa të tjerë shumë i rrëshqitshëm. Ndryshe nga kompletet e linos të cilat janë të përshtatshme në çdo stinë dhe ndihmojnë dhe me temperaturën e trupit. Nga ana tjetër pambuku është më i përhapuri dhe për shkak të raportit cilësi-çmim. Çmimi në fakt mund të ndryshojë dhe në bazë të llojit te punimit , sa më i veçantë aq më i shtrenjtë si satin psh.
Persa i përket fantazive psh. është e rëndësishme të kujtojmë që set-i përfshin çarçafin e sipërm dhe këllëfët e jastëkut, ndërkohë që çarçafi poshtë mund të zgjidhet sipas dëshirës duke luajtuar ama gjithmone me fantazinë apo paletën kryesore të ngjyrave.
Fantazitë floreale nga ana tjetër qëndrojnë shumë mirë midis bazave të forta ose shumë të errëta të cilat e nxjerrin në pah dhomën. Çarçafët bardh e zi janë shumë elegant dhe multifunksional: vizatimet gjeometrike i përshtaten më shumë një ambient minimal ndërsa baza natyrale është më romantike. Nga ana tjetër me çarçafët që kanë vetëm një ngjyrë shkojmë tek e sigurta sepse ato gjithmonë harminizohen me pjesën tjetër të ambientit. Synoni në versionet dyngjyrëshe për të ndryshuar dhe eksperimentuar më shpesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat