Derisa ikte nga policët shkaktoi aksident përjashta muzeut të veturave

Ndryshe

Derisa ikte nga policët shkaktoi aksident përjashta muzeut të veturave

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 09:50
Pamje nga aksidenti

Dakota Eckmann nga Illinois i Shteteve të Bashkuara, ka qenë duke vozitur me rreth 100 kilometra në orë, kur ka parë se po e ndjekin policët.

Në përpjekje që të ikë, ka nisur të ngiste makinën Dodge Challenger me 160 kilometra në orë, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

Këtë aksident ai e ka kryer, përjashta Volvo Auto Museum, por nuk i ka shkaktuar ndonjë dëm objektit.

Derisa vetura është dëmtuar rëndë, Eckmann po qëndron në mbajtje nën akuzën për tejkalim të shpejtësisë dhe ngasje nën ndikimin e substancave të ndaluara. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat