Merr vëllanë trevjeçar në orë të mësimit

Ndryshe

Merr vëllanë trevjeçar në orë të mësimit

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 09:38
Një adoleshente amerikane

Një adoleshente amerikane është bërë hit në internet pasi që një shoqe e saj e klasës kishte postuar në Snapchat një foto ku ajo shihet në orën e mësimit duke e mbajtur në prehër vëllanë e saj trevjeçar.

Një urgjencë familjare ia kishte pamundësuar nënës së adoleshentes që ta marrë James-in nga çerdhja, dhe ia kishte kërkuar bijës së saj që ta marrë atë, duke menduar se do ta kthente fëmijën në shtëpi.

Sidoqoftë, e vendosur që të mos i ikë asgjë nga mësimi, adoleshentja u rikthye në shkollë bashkë me vëllanë e saj të vogël, dhe e solli atë në ligjërata, ndërsa vogëlushin shpejt e zuri gjumi në krahët e saj.

Nëna e tyre u shpreh mjaft krenare për bijën e saj e cila nuk la anash as vëllane por as mësimet e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat