Pamje e pazakontë në pajisjen e ultrazërit: Fëmija i palindur, “përshëndet” me dorë

Ndryshe

Pamje e pazakontë në pajisjen e ultrazërit: Fëmija i palindur, “përshëndet” me dorë

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 19:39
Ilustrim

Libby dhe Mathew Vlasic nga New Yorku, kanë mbetur të befasuar kur kanë parë fëmijën e tyre të palindur, që kishte ngritur dorën sikur donte t’i përshëndeste.

Prindërit e fëmijës gjashtëvjeçar, i janë gëzuar shumë faktit që ai do të jetë vëllai i madh i një motre që së shpejti vjen në jetë.

Image
Dora në imazhin nga ultrazëri

Por, derisa po bënin vizitat e zakonshme te mjeku, ata nuk mund t’i besonin syve kur panë imazhin që shfaqi ultrazëri.

“Sikur donte të thoshte se jam mirë dhe mos u brengosni për mua, vij së shpejti”, ka thënë Libby lidhur me rastin.

Image
Familjarët në pritje të fëmijës

Madje, as ekspertët nuk kanë parë më herët që një fëmijë të kapet në këtë formë duke treguar qartë edhe gishtat e vegjël. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat