Adoleshentja i shpëtoi rënies nga lartësia, pas shkëputjes së litarit elastik

Ndryshe

Adoleshentja i shpëtoi rënies nga lartësia, pas shkëputjes së litarit elastik

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 15:25
Pamje nga video

Lëshimi nga platforma e lartë 50 metra që ndodhet në Pekin të Kinës, nuk shkoi si duhet për një të re.

Por, për fat të mirë, pas shkëputjes së litarit elastik, 17-vjeçarja ka rënë në lumë dhe ka shpëtuar.

Të pranishmit kanë shikuar të tmerruar, duke u frikësuar për fatin e saj, teksa disa janë nisur me not dhe e kanë nxjerrë nga uji.

Pos tronditjes që ka marrë, ajo ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa po bëhen hetime për pajisjen që besohet të ketë qenë shumë e amortizuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat