Gjyshja zgjohet duke gjetur një tufë lopësh në kopshtin e saj

Ndryshe

Gjyshja zgjohet duke gjetur një tufë lopësh në kopshtin e saj

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 18:20
Kopshti me lope

Një gjyshe u zgjua duke zbuluar një tufë prej 40 lopësh, në një fshat në Bollington, Cheshire.

Kafshët hyrën në kopsht dhe hëngrën të gjitha lulet.

Janis Wilson, u ngrit nga gjumi dhe ishte duke shijuar një filxhan çaj në dhomën e saj në orën nëntë të mëngjesit, dhe dëgjoi zhurmën jashtë shtëpisë së saj.

Bashkëshorti i saj, Steve Loxam, 61-vjeçar, nxitoi për të ndaluar tufën që shkeli në kopshtin e tyre dhe ndihmoi banorët e tjerët, derisa të mbërrinte policia.

Janis, tha: “Ato po kullotnin përreth. Po hanin të gjitha bimët, dhe kanë bërë rrëmujë në të gjitha rrugët”.

“E gjithë kjo zgjati gjysmë ore derisa erdhi policia dhe i largoi. Nuk e kam idenë se nga kanë ardhur për të qenë e sinqertë”, përfundoi ajo për Mirror.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat