Njihuni me nënën e cila “bie në gjumë” çdo herë që përjeton orgazëm

Ndryshe

Njihuni me nënën e cila “bie në gjumë” çdo herë që përjeton orgazëm

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 20:46
Jessica Southall

Një nënë e re “bie në gjumë” çdo herë që ajo ka një orgazëm për shkak të një çrregullimi të rrallë neurologjik.

Jessica Southall, një 20 vjeçare nga Nottingham, vuan nga një sëmundje e rrallë.

Kjo do të thotë se sa herë që ajo ëprjeton një emocion të fortë, muskujt e saj relaksohen, dhe duket sikur ajo ka rënë në gjumë.

Jessica tha se ajo kishte probleme me të dashurin e saj, Junior Santiago kur ata filluan të takoheshin, për shkak të kësaj.

Për shkak të gjendjes, ajo dukej sikur binte për të fjetur menjëherë pasi kishin intimitet.

Image

“Mua mu desh t’i tregoja Juniorit se kjo më ndodh vetëm atëherë kur ndihem më së miri”, ka thënë ajo.

Jessica përjetoi episodin e saj të parë të katapleksisë kur ishte 16 vjece dhe tani fle deri në 13 orë në ditë.

Ç’rregullimi afatgjatë nënkupton se truri nuk është në gjendje të rregullojë normalisht modelet e gjumit dhe të zgjimit- dhe e lë Jessican të ndihet e lodhur.

Por, kur Jessica ka një sulm kataplektik, ajo thotë se ajo ndihet “plotësisht e zgjuar”- pavarësisht se ajo duket se ka fjetur.

“Unë nuk mund të përgjigjem ose të dal nga ajo gjendje deri sa të ndalet emocioni”, tha ajo. “Të tjerët mund të mendojnë se kam rënë në gjumë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat