Pamje të rënda/ Beogradi, vatra ku turistët kryejnë marrëdhënie me kafshët - Bota Sot
Pamje të rënda/ Beogradi, vatra ku turistët kryejnë marrëdhënie me kafshët

Ndryshe

E premte, 17 nëntor 2017

Pamje të rënda/ Beogradi, vatra ku turistët kryejnë marrëdhënie me kafshët

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 12:44
Ilustrim

Shumë turistë të huaj nga vendet e Evropës udhëtojnë drejt Serbisë për të kryer marrëdhënie seksuale me kafshët.

Thuhet se Beogradi është një vatër për manjakët seksualë të kafshëve. Reklamat në internet ofrojnë seks me kafshët që varion nga 70 deri në 150 Euro, ndërsa ka vizitorë që paguajnë 50 Euro shtesë për të filmuar veten.

Një hetim për këtë çështje u realizua nga televizioni gjerman RTL. Gazetarët që shkuan në Beograd filmuan skena të tmerrshme, një qen të veshur me geta dhe taka të larta.

Pavle Bihal, drejtues i një shoqate të kafshëve, kërkon që këto klube të mbyllen. Ai u tha gazetarëve gjermanë se kanë informacione për një klub të tillë që ndodhet në një apartament dhe të gjitha të dhënat mund t’ja japin policisë.

Numri më i madh i turistëve që shkojnë në Beograd për të kryer marrëdhënie me kafshët janë nga Gjermania, Holanda, Suedia dhe Britania e Madhe.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test