Preu flokët që t’i falë për bamirësi, dënohet nga mësimdhënësit

Ndryshe

Preu flokët që t’i falë për bamirësi, dënohet nga mësimdhënësit

Më: 8 janar 2018 Në ora: 10:54
Anneka Baldwin

Anneka Baldwin nga Cornwall i Anglisë, është nervozuar shumë me vendimin e mësimdhënësve të së bijës, që e kanë izoluar për shkak se kishte rruar kokën.

Në fakt, Niamh Baldwin i kishte prerë flokë që t’i falë për bamirësi, në një organizatë që punon paruka prej flokëve origjinale, për fëmijët që kanë mbetur tullac si pasojë e terapive të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Kur 14-vjeçarja është kthyer në shkollë pas festave të fundvitit, e kanë larguar nga klasa për ta vënë në izolim, ndërsa i kërkuan të mbulohet me shall.

Image
Adoleshentja pas prerje së flokëve

“Krenohem me Niamh dhe veprimin bamirës, të cilën nuk do ta bënin bashkëmoshataret e saj të lazdruara. Vendimi i mësuesve është i papranueshëm”, ka thënë e nervozuar nëna saj.

Komentuesit e kanë inkurajuar adoleshenten për gjestin human, teksa kërkuan që ajo t’i kthehet mësimeve të rregullta dhe të mos i bëhen ndalesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat