Vjedh veturën, por nuk di ta nisë - Bota Sot
Vjedh veturën, por nuk di ta nisë

Ndryshe

E hënë, 24 shtator 2018

Vjedh veturën, por nuk di ta nisë

Më: 4 mars 2018 Në ora: 16:42
Cory Allen Patrick

Pasi theu xhamin e automobilit dhe nxori jashtë vozitësin, Cory Allen Patrick nga Austin në SHBA tentoi të ikë me automobil, por nuk mundi ta nisë, andaj u detyrua të ikë.

Në fakti, ai sulmoi vozitësin e veturës elektrike Bolt EV, e cila ishte e parkuar dhe i hyri brenda në automobil- vozitësi në fillim i bëri rezistencë, por kur sulmuesi theu xhamin dhe u bë edhe më shumë agresiv, pronari i veturës erdhi në përfundim se nuk ia vlen të mbytet dhe doli nga vetura.

Pasi një kohë kaloi në veturë, hajni i pakujdesshëm doli jashtë dhe nisi të vrapojë, por shumë shpejt u arrestua nga policia.

Sipas raportit policor, arsyeja pse hajduti nuk kishte vjedhur veturën ishte se nuk dinte ta nisë, ndërsa pronari i Bolt EV i tha policisë se bëhet fjalë për një automjet me të cilin megjithatë duhet mësuar për ta përdorur.

Në faqen e Electrek, e specializuar në tema të automjeteve elektrike, Bolt EV është jashtëzakonisht e lehtë për ta nisur, por problemi mund të ketë qenë te ndërrimi i shpejtësive, ku është dashur të shtypet një buton nga ana për ndërrimin e shpejtësive.

Ndaj Cory Allen Patrick (28) është ngritur padi për plaçkitje dhe sulm fizik, për të cilat në shtetin e Teksasit mund të marrë deri në 20 vjet burg.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test