Motrat binjake ribashkohen pas 33 vjetësh

Ndryshe

Motrat binjake ribashkohen pas 33 vjetësh

Më: 21 mars 2018 Në ora: 17:28
Motrat binjake

Dy motra binjake, të cilat janë ndarë nga njëra-tjetra kur lindën, më në fund u ribashkuan 33 vjet më vonë. Amanda Dunford dhe Katey Bennett lindën nga një nënë në Kore, por ato do të rriteshin në pjesë të ndryshmë të SHBA-ve pasi të dyja u adoptuan nga prindër amerikanë.

Sipas Daily Mail, Benneti ishte lënë në një shportë në shkallët e një jetimoreje. Dunford u gjet pranë shtëpisë së një shitësi.

Ishte testi i ADN-së që bëri të mundur që më në fund motrat ta njihnin njëra-tjetrën, pasi jetonin në anë të ndryshme të SHBA-ve.

Binjaket kanë ditëlindje të ndryshme. Certifikata e lindjes së Bennett thotë se ajo ka lindur më 25 Dhjetor 1983, ndërsa Dunford është regjistruar më 13 Janar 1984.

Ndërsa motrat vazhdojnë të festojnë ditëlindjet e tyre në datën që kanë e festuar gjithë jetën, ato janë të lumtura që tashmë mund t’i ndajnë gëzimet me njëra-tjetrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat