E gjenë motoçikletën e vjedhur pas 30 vitesh - Bota Sot
E gjenë motoçikletën e vjedhur pas 30 vitesh

Ndryshe

E mërkurë, 22 gusht 2018

E gjenë motoçikletën e vjedhur pas 30 vitesh

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Pronari i një motoçiklete Ciao ngjyrë bojëqielli, nuk shpresonte më të gjente pronën e tij të vjedhur në 25 shtator të 1987 në Pavia të Italisë.
Por, 31 vjet më vonë, vjen dhe telefonata e karabinierëve të cilët i thonë: “Kemi gjetur motoçikletën tuaj”.

Ishte ende në kushte të mira, parkuar në banesën e një të dyshuari 37 vjeçar që banonte në ‘Tizzano Val Parma’. Pronari i motoçikletës është gjithashtu nga Parma, një burrë 48 vjeçar, i cili në momentin që i vodhën mjetin e transportit ishte vetëm 17 vjeç. Ai kishte parkuar ‘Ciaon’ dhe kur kthehet për ta rimarrë, nuk e gjeti më. Me kalimin e kohës, humbi edhe shpresat për ta rigjetur.

Kur karabinierët u urdhëruan për të kontrolluar banesën e një të dyshuari, vunë re një motoçikletë pa targa dhe pa dokumente. Menjëherë morën numrin e shasisë së mjetit dhe gjetën se kujt i përkiste. I lumtur, 46 vjeçari thotë se mezi priste të rishihte motoçikletën, ndërsa i dyshuari është denoncuar për ‘vjedhje’.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test