I sekuestrohet limuzina, dhëndri me nusen transportohen me makinë policie - Bota Sot
I sekuestrohet limuzina, dhëndri me nusen transportohen me makinë policie

Ndryshe

E enjte, 20 shtator 2018

I sekuestrohet limuzina, dhëndri me nusen transportohen me makinë policie

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 09:12
Policia zbuloi se shoferi nuk kishte leje drejtimi dhe nuk kishte paguar siguracionet e makinës.

Një burrë e përdorte limuzinën për dasma dhe ceremoni të mëdha, por nuk paguante sigurimet. Një cift nga East Midlands po shkonte për të festuar ditën më të bukur të jetës kur u ndalua nga policia.

Kjo do ishte gjëja e fundit për të cilën do shqetësoheshin, por duket se shmangia e detajeve të vogla hap telashe të mëdha.

Policia zbuloi se shoferi nuk kishte leje drejtimi dhe nuk kishte paguar siguracionet e makinës. Kështu u detyrua të sekuestronte automjetin, por nuk mund të trasnportohej me karrotrec sepse është shumë e gjatë. Për këtë arsye, cifti u dërgua në ceremoni me makinë policie dhe mjeti u drejtua nga një polic.

“Ja çfarë ndodhë, kur kontraktoni agjenci të paautorizuara për të kryer shërbimet e dasmës. Asnjë çift nuk dëshiron të shoqërohet për dasmë, me një makinë policie”, raportoi policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test