Emilia Rexhepi, dikur thoshte kidnapimi i vajzës erdhi pas fjalosjes me PDK-në, sot i bashkohet PDK-së - Bota Sot
Emilia Rexhepi, dikur thoshte kidnapimi i vajzës erdhi pas fjalosjes me PDK-në, sot i bashkohet PDK-së

Prizreni

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Emilia Rexhepi, dikur thoshte kidnapimi i vajzës erdhi pas fjalosjes me PDK-në, sot i bashkohet PDK-së

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 17:08
Emilia Rexhepi

Kryetarja e NDS-së, Emilia Rexhepi, njëherësh kandidate e këtij subjekti për Kryetare të Prizrenit, ka dalë në përkrahje të plotë të Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit.

Në një tubim të përbashkët, Emilia Rexhepi, e cila është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Shaqir Totaj e ka përkrahjen e plotë të komunitetit boshnjak në Prizren.

“Shaqir Totaj është kryetar unifikues i gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallim”, ka thënë kryetarja e NDS-së, Emilia Rexhepi.

NDS është subjekti i radhës i komuniteteve në Prizren që është rreshtuar pas PDK-së.

Në përkrahje të Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit, përveç NDS-së është vënë edhe AAK-ja, partia turke KDTP dhe koalicioni VAKAT.

Lexo këtë lajm të ndërlidhur

Deputetja Rexhepi: Kidnapimi i vajzës erdhi një ditë pas fjalosjes me PDK-në (Video)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test