Rrëshqitje dherash dhe gurësh në Shkodër, probleme edhe me kanalet vaditëse

Shkodra

Rrëshqitje dherash dhe gurësh në Shkodër, probleme edhe me kanalet vaditëse

Më: 10 janar 2023 Në ora: 09:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Si pasojë e përkeqësimit të motit dhe reshjeve të dendura të shiut gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, në Shkodër mësohet se ka pasur rrëshqitje të dherave dhe gurëve.

Si pasojë e kësaj është bllokuar segmenti rrugor Mes – Ura e Shtrenjtë në Postribë.

Bashkia Shkodë njofton se ka nisur puna për pastrimin e dherave dhe gurëve që ky aks t’i kthehet normalitetit sa më parë, ndërkohë që bëhet apel për kujdes nga udhëtarët.

Po ashtu mësohet se dëme ka pasur edhe në kanalin vaditës ku po bëhen verifikimet përkatëse, për të nisur më pas me riparimet.

Njoftimi:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka patur rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes – Ura e Shtrenjtë në Njësinë Administrative të Postribës.

Bashkia Shkodër përmes firmës kontraktore ka nisur punën për pastrimin e dherave e gurëve, që sa më parë kjo rrugë t’i kthehet normalitetit në qarkullim. Ftojmë banorët e zonës dhe udhëtarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në këtë segment rrugor.

Dëme ka patur në këtë njësi edhe në kanalin vaditës ku po bëhen verifikimet përkatëse për të nisur më pas riparimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat