“Marubi”, rekord vizitorësh në Shkodër/ Turistët të impresionuar nga fotografitë historike

Shkodra

“Marubi”, rekord vizitorësh në Shkodër/ Turistët të impresionuar nga fotografitë historike

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Kur viziton Shkodrën është e pamundur të mos bësh një ndalesë në një prej objekteve më të veçanta historiko-kulturore, që gjendet në qendrën historike të këtij qyteti, si muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, ku gjenden mbi 500 mijë negativë që dokumentojnë periudha e ngjarje historike të Shqipërisë dhe jo vetëm.

Vit pas viti ky muze po thyen rekorde sa i përket vizitueshmërisë.

Për këtë vit janë mbi 40% më shumë vizitorë sesa viti që lamë pas.  

Me një kalendar të pasur vjetor aktivitetesh, ky muze po bëhet gati të hapë, në bashkëpunim me Arkivin e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ekspozitën e vëllezërve Manaki.

Digjitalizimi dhe konservimi është një proces tjetër i rëndësishëm, sikurse konfirmon vete Drejtorin i Muzeut, Lucjan Bedeni.

Turistët që e vizitojnë, sipas tij, janë nga e gjithë bota dhe përshtypjet e tyre për muzeun janë mbresëlënëse.

Turisti 1

“Vij nga Kalifornia dhe është hera e parë në Shkodër dhe Shqipëri. Kjo vizitë më ktheu pas në kohë, kur isha në shkollë kur në dhoma të veçanta ekspozohen fotografi të periudhave të ndryshme, që po ja shpjegoja fëmijëve të mi. Është një hapësirë e këndshme e prezantimit të historisë. Hapësira më e veçantë ishte dhoma që shpjegon të gjithë procesin e realizimit të fotografisë.”

Turisti 2 

“Hera e parë që ndodhem këtu. Vij nga Zvicra dhe mund të them se më pëlqen shumë të shoh kohët e vjetra, momente historike dhe detaje të realizimit të fotografisë, pasi edhe unë kam qenë një fotograf. Shumë e veçantë të shohësh dhe kuptosh si ka qenë dikur ky proces. Muzeu është vërtet i këndshëm.”

Familja Marubi përcolli përmes fotografive periudha të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, si gjatë periudhës së perandorisë osmane, periudhës së Mbretit Zog dhe regjimit komunist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat