Alarmi në fshatin Bardhaj, rezervuari rrezikon seriozisht 120 familje

Shkodra

Alarmi në fshatin Bardhaj, rezervuari rrezikon seriozisht 120 familje

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 11:13
Ilustrim

Nëse nuk kthehet vëmendja në një fshat të Shkodrës, i harruar që nga vitit 2010 kur ndodhën përmbytjet e mëdha të dhënat flasin se mund të ndodh edhe ndonjë tragjedi me pasoja të rënda. Sinjali vjen nga një banor i fshatit. Kështu mësohet se 120 familje nga fshati Bardhaj, i njësisë administrative Rrethina rrezikojnë të përmbyten, pasi diga e rezervuarit po gërryhet dita-ditës.

Alarmi është dhënë nga banorë të këtij fshati, të cilët thotë se prej 19 vitesh në rezervuar nuk funksionon tubi i shkarkimit. Rezervuari i ujit në fshatin Bardhaj të komunës Rrethina është i papërdorshëm që nga viti 1997, ndërsa gërryerjet e vazhdueshme rrezikojnë që diga të shpërthejë, gjë e cila mund të çojë në përmbytje masive të tokave dhe shtëpive deri në afërsi të qytetit. Alarmi është dhënë nga Ndoc Hamja, banor i këtij fshati, i cili thotë se që nga viti 2010 gërryerjet kanë qenë të vazhdueshme.

“Në vitin 2010 kur u përmbyt Nënshkodra edhe ky rezervuar u përmbyt nga shirat e shumta te fundori dhe vazhdoi gërryerjen mes për mes rezervuarit. Sikur edhe 5 minuta të kishte zgjatur stuhia e shiut dhe rrebeshit, ky do të kishte marrë para me dhjetëra shtëpi të Bardhajve e Bleranit dhe do i kishte dërguar në det. Sikur një stuhi si ajo e 2010 të përsëritet, ky shkarkues, nëse nuk do të vihet dorë nga shteti, do ta gërryejë në sekonda dhe përmbytja do të jetë e pashmangshme”.

Banorët i bëjnë apel pushtetit vendor e qendror të ndërhyjnë sa pa ndodhur ndonjë fatkeqësi. Sipas banorëve rezervuari ka kapacitet që të vadisë mbi 100 HA tokë, por që pas dëmtimit të tubit shkarkues, asgjë nuk ka funksionuar”! Që nga viti 1997 e deri më sot nuk është vaditur asnjë milimetër sepse është dëmtuar nga keqbërësit pjesa fundore dhe qëndron i mbushur dimër e verë dhe shkarkuesi lag vetëm një pjesë tek Zalli i Kirit” thotë Ndoc Hamja! Ky rezervuar uji është ndërtuar më qëllim vaditjen e tokave në fshat e deri në afërsi të Shkodrës. Ngritja e nivelit të ujërave po gërryen çdo ditë e më tepër kanalin shkarkues, i cili në vitin 2010 ka pësuar dëme të mëdha dhe askush nuk ka vënë dorë në të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat