Djegia e mbeturinave, gjobitet Bashkia e Shkodrës

Shkodra

Djegia e mbeturinave, gjobitet Bashkia e Shkodrës

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 18:58
Shkodra

Inspektorati i mjedisit dërgon për ndjekje penale rastin e konstatuar në By pass-in e Shkodrës, të djegies se mbeturinave ndërsa vetë bashkia do të ndëshkohet me gjobë.

Sipas kryeinspektorit Edmond Terthorja ky veprim është marrë me qëllim zbardhjen e përgjegjësive.

Terthorja: Inspektorati i Mjedisit ka bërë procedurat kryesore për kundravajtje administrative dhe sigurisht do t’i mbajë përgjegjësitë Bashkia e Shkodrës. Ne do ta çojmë për ndjekje penale se kush e ka ndezur zjarrin.

Terthorja përgënjeshtroi kryetaren e bashkisë Voltana Ademi, e cila tha se asnjë institucion nuk ka reaguar për rënien e zjarrit. Kryeinspektori i Mjedisit shtoi se ka qenë ai vete që ka njoftuar bashkinë për djegien e mbetjeve në këtë zonë.

Terthorja: Lajmërimin e Bashkisë për të marrë masa urgjente e kam bërë unë pranë zyrave të kryetares së Bashkisë. Nuk është e vërtetë që ne nuk kemi qenë në vendngjarje.

Ndotja e mjedisit është kthyer në shqetësim serioz në Shkodër, ku djegiet e herëpashershme të mbetjeve po bëhen burim sëmundjesh, ndërsa institucionet bëjnë ping-pongun pa ndërmarrë asnjë veprim konkret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat