Kallëzohet në Prokurori firma mirëmbajtëse e rrugës Dedaj-Bogë

Shkodra

Kallëzohet në Prokurori firma mirëmbajtëse e rrugës Dedaj-Bogë

Më: 11 janar 2017 Në ora: 12:25
Rruga me borë në Shqipëri

Firma e kontraktuar për mirëmbajtën e rrugës Dedaj-Bogë ne Malësinë e Madhe është kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës nga Autoriteti Rrugor.

Sipas ARRSH, shkak i kallëzimit është bërë mosmarrja e masave nga ana e firmës për hapjen e rrugës nga bora dhe ngricat e ditëve të fundit. Padia është regjistruar në Prokurorinë e Shkodrës, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimet për firmën.

Më herët ARRSH u ka bërë thirrje firmave kontraktore të marrin masat e nevojshme për hapjen e rrugëve të bllokuara si pasojë e reshjeve të borës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat