S`kishte lekë të paguante gjyqin e të birit, nëna kallëzon avokatin

Shkodra

S`kishte lekë të paguante gjyqin e të birit, nëna kallëzon avokatin

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 10:28
Gjykata e Apelit në Shkodër

Tentoi t’i japë gjyqtarit 3000 euro ryshfet për të dhënë një vendim pafajësie, por ka rënë në prangat e policisë.

Avokati Gjin Marku është arrestuar këtë të mërkurë me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ai ka tentuar t’i japë shumën në fjalë një gjyqtari të Gjykatës së Shkodrës, për lirimin nga akuzat të një arrestuari për kultivim të bimëve narkotike. Arrestimi i avokatit

Kallëzuesja Marte Gjergji, është e ëma e shtetasit A. GJ, ku ky i fundit është akuzuar nga Prokuroria Pukë për kryerjen e veprës penale të kultivimit të bimëve narkotike, të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. Kallëzuesja ka paraqitur kallëzim penal në të cilën ka shpjeguar se çështja penale në ngarkim të djalit të saj është dërguar për gjykim dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka përfunduar gjykimin duke e deklaruar fajtor shtetasin e mësipërm për veprën penale që ai është akuzuar. Shtetasi A.GJ. ka zgjedhur si mbrojtës avokatin Gjin Marku, i cili ka përfaqësuar atë gjatë procesit gjyqësor.

Në momentin e kallëzimit, çështja penale ndodhej duke u gjykuar në Gjykatën e Apelit Shkodër. Sipas kallëzueses, djali i saj ka komunikuar në telefon me avokatin Gjin Marku, ku ky i fundit i ka kërkuar një shumë prej 3000 euro, shumë e cila duhet që t’i jepej gjyqtarit të çështjes me qëllim për të dhënë vendim pafajësie. Po kështu, avokati Gjin Marku ka kërkuar edhe shumën prej 50.000 lekë, si shpërblim për punën e tij si avokat.

Shtetasi A. Gjergji ka komunikuar lidhur me këtë fakt edhe me shtetasen Marte Gjergji, e cila ka kontaktuar personalisht me avokatin, ku edhe në bisedën e kryer midis tyre avokati ka kërkuar shumën prej 3000 euro me qëllim për t’ia dhënë gjyqtarit të çështjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat