Sherr mes disa personave jashtë qendrës së votimit në Shkodër

Shkodra

Sherr mes disa personave jashtë qendrës së votimit në Shkodër

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 13:18
Policia në Shkodër

Një incident ka ndodhur në afërsi të 3 qendrave votimi në fshatin Trush, në Shkodër.

Policia bën me dije se pasi është njoftuar Prokurori i gatshëm dhe u kryen verifikimet, rezultoi se ka pasur një konflikt verbal mes disa personave jashtë qendrës së votimit, e më pas ata ishin larguar.

 Policia vijon verifikimet për të zbardhur tërësisht rrethanat e ngjarjes.

Por nga ana tjetër, policia sqaron se në asnjë moment nuk ka patur ndërprerje të procesit në qendrën e votimit në fjalë dhe vijon normalisht procesi votimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat