Shkodra ka qenë një zonë mjaft e luftuar se kush do të jetë forcë e parë dhe gjithashtu të merrte mandatin e pestë.
Partia Socialiste u shkëput me thuajse 4000 vota në fillim, por pastaj gjërat ndryshuar ku PD momentalisht është rreth 1700 vota para dhe duket se do ta mbyllë si forcë e parë duke marrë dhe 5 mandate kundër 4 të PS.
Deri më tani janë numëruar 386 kuti nga 421 në total.
Mandat në Shkodër ka arritur edhe LSI dhe PSD me kandidat Tom Doshin.
Kandidati i pestë për PD në Shkodër është ish-ministri shëndetësisë.