E gjeti të mbytur në lumë, nëna: Tim bir ma vranë, e gjeta me shenja

Shkodra

E gjeti të mbytur në lumë, nëna: Tim bir ma vranë, e gjeta me shenja

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 14:59
Valentina Çarkaj

Vdekja e 14 vjeçarit Valentin Çarkaj nga familja e tij vijon ende të jetë një dilemë e madhe.

Nëna e tij Valentina Çarkaj dyshon se djalin ja kanë mbytur pasi në qafë dhe kokë ka patur shenja dhe se një ditë përpara se trupi të gjendej në kanalin e Shtodrit, nuk ka qenë aty, pasi ajo vetë ka kontrolluar.

Kur kanë kaluar afro 2 javë nga gjetja e trupit ajo thotë se zyrtarisht as akt – ekspertizën s'e ka marrë, ndërsa policia dhe prokuroria e kanë mbyllur çështjen.

Por këtë, Valentina deklaron se nuk do ta pranojë dhe do t'i shkojë deri në fund zbardhjes së vdekjes së të birit. Kjo familje përjetoi pak ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, një tjetër episod fatkeq, ku djali 18 vjeçar tentoi ti japë fund jetës me fotoksinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat