DETAJET/ I vunë tritol në derën e shtëpisë në Shkodër, kush është ish polici i dënuar me burg - Bota Sot
DETAJET/ I vunë tritol në derën e shtëpisë në Shkodër, kush është ish polici i dënuar me burg

Shkodra

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

DETAJET/ I vunë tritol në derën e shtëpisë në Shkodër, kush është ish polici i dënuar me burg

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 10:03
Ilustrim

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin verior mëngjesin e sotëm, ndërsa i ishte vendosur banesës së një ish-polici.

Rreth orës 04:00 në lagjen ‘Skenderbeg’, Shkodër në pallatin 2-katesh, tek dera e jashtme e banesës së 58-vjeçarit Rrok Pepaj, ish-efektiv policie ka shpërthyer një sasi eksplozivi.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por dëme materiale, ndërsa janë tronditur familja Pepaj dhe banorët e tjerë të pallatit 2-katësh.

Eksplozivi ka dëmtuar lehtë derën e jashtme dhe tavanin e korridorit të banesës së ish-policit 58-vjeçar, i cili është me precedent penal.

Rrok Pepaj u dënua 5 vite për bombat nga Beogradi

Nga informacionet e para nga ngjarja mësohet se eksplozivi mund të jetë një hakmarrje e mundshme ndaj 58-vjeçarit, pasi ka qenë i dënuar më parë.

Rrok Pepaj ka qenë i dënuar me 5 vite burg, pasi ka qenë njëri nga 4 personat e arrestuar në 2005 për transport eksplozivi nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë.

Në 2005 Rrok Pepaj u arrestua së bashku me Sander Lekë Gjinaj, Mirash Lazër Dushku, Altian Nuro Saloviq dhe në bashkëpunim me policinë malazeze është ndaluar korrieri i eksplozivit C4, Branko Raiçeviq nga Podgorica.

Ata u kapën me disa bomba me telekomandë të përgatitura në Beograd, ndërsa u futën në Shqipëri përmes Malit të Zi.

Në 2010 ai ka dalë nga burgu, ndërsa nuk dihet nëse shpërthimi i sotëm ka lidhje me arrestimin në 2005 apo ngjarje të tjera  më pas.

Policia duke nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve, ndërkohë që është marrë në pyetje edhe 58-vjeçari.

6 bombat dhe eksplozivi që iu sekuestrua grupit në 2005

Arrestimet janë bërë në prag të zgjedhjeve të 2005 duke ngritur asokohe dyshime për sulme të mundshme. Gjatë operacionit në 2005, policia u bllokoi në cilësinë e provës materiale 6 copë eksploziv C4 të modifikuar, plasja e të cilave realizohet me celular, 6 celularë të markës “Sony”, “Erikson”, së bashku me 6 karikues, 6 transformatorë, 9 detonatorë, 1 pistoletë tip bereta, 1 peshore elektronike, një sasi prej rreth 90 gramë lëndë narkotike kanabis sativa e përpunuar, 17 karikues për telefona “Erikson”, 1.600 fishekë. Gjithashtu, me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe dy automjete, njëri tip “Benz 240” me targë SH 5295 D dhe tjetri “Benz 250” me targë SH 7976 D. Në kuadër të këtij operacioni janë ushtruar 20 kontrolle banesash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test