“Bab, mbaje mend! Sa të bëhem 17 vjeç do të të vras”, historia që tronditi Shkodrën - Bota Sot
“Bab, mbaje mend! Sa të bëhem 17 vjeç do të të vras”, historia që tronditi Shkodrën

Shkodra

E premte, 15 dhjetor 2017

“Bab, mbaje mend! Sa të bëhem 17 vjeç do të të vras”, historia që tronditi Shkodrën

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 11:26
Një histori e dhimbshme është rrëfyer nga një e re.

Dhuna në familje është një fenomen që ka përmasa të frikshme në të gjithë Shqipërinë, por edhe në qytetin e Shkodrës. Një histori e dhimbshme është rrëfyer nga një e re për “ShkodraNews”. “Përshëndetja Shkodra. Më ka prekur pa masë vrasja e asaj gruas nga burri pardje. Përditë kështu rastesh. Tmerr. Jam një vajzë nga Shkodra dhe dua të tregoj historinë e dhunës që ka pas ushtruar ndaj familjes së tij një komshiu im.

Ai pinte, nuk punonte, vetëm gruaja e shkretë punonte në rrobaqepsi dhe tek peshku. Gjithë ditën e natën në mënyrë që të mbante parazitin e dhunshëm dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, dy djem dhe një vajzë. Si yje botë, po kujt i fal Zoti fëmijë thuaj. Ai pinte dhe e dhunote gruan përnatë. Fëmijët i gjuante aq fort në kokë sa vetëm ulërisnin: ‘O nan kryti, o bab mos’. Na këputej shpirti. Ndërhynin burrat e pallatit sa e sa herë edhe policia. Por ai të njëjtin avaz. Biles burrat e pallatit edhe e kanë rrahur këtë burrin se nuk shihni dot si i rrihte gru e fëmijë, por ai nuk zinte mend. Një ditë e rrahu keq djalin e tij të madh, 11 vjeç ishte fëmija i shkretë kockë e lëkurë. E rrahu aq fort tek shkallët, vetëm pse i tha dua të luaj dhe pak, sa fëmija ulëriti me lot në sy: Mbaje mend bab, sa të bahem 17 vjeç do të të vras, që na rrah neve, e rrah mamin aq fort!

Nuk do ta harroj kurrë atë skenë, edhe sot trishtohem kur e kujtoj. Burri vdiq vite më vonë, infarkt duke ngjit shkallët”, shkruan vajza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test