Kush është 20 vjeçari që u plagos në Shkodër - DETAJE - Bota Sot
Kush është 20 vjeçari që u plagos në Shkodër - DETAJE

Shkodra

E enjte, 14 dhjetor 2017

Kush është 20 vjeçari që u plagos në Shkodër - DETAJE

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 21:30
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka zbradhur ngjarjen e rëndë sot në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur një 20 vjeçar.

Mesohet se i riu ndodhet ne gjendje te rende per jeten ne spitalin rajonal. Janë ngritur pika kontrolli dhe po behët krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autoreve.

Foto e te plagosurit, postuar nga shqiptarja.com

Njoftimi i policise 

Më datë 04.11.2017, rreth orës 19.20, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Guerrile Shkodër, vendi “Ish Zoteknika”, ka të shtëna me armë zjarri
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet e para ka rezultura se në një lokal, është plagosur me armë zjarri shtetasi H. B. (Hermes Beqiri) 20 vjeç, banues në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasi i lartëpërmendur ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën. Janë ngritur pika kontrolli dhe po behët krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Janë shoqëruar disa persona në cilësinë e deshmitarit në D. V. P. Shkodër. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test