I riu nga Shkodra u vra për një kapele, rrëfehet autori - Bota Sot
I riu nga Shkodra u vra për një kapele, rrëfehet autori

Shkodra

E enjte, 14 dhjetor 2017

I riu nga Shkodra u vra për një kapele, rrëfehet autori

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 11:36
Hermes Beqiri

Zbardhet shkaku i sherrit qe i mori jeten te riut Hermes Beqiri, 23 vjeç, i cili humbi jeten dje ne spital ne Tirane pasi nuk i mbijetoi dot plages nga arma e zjarrit.

Krimi i rëndë që nisi si lojë mes të rinjsh për një kapele, më pas precipitoi me të shtë- na arme ku autori është një 17-vjeçar me precedentë të mëparshëm.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Shkodër, kur në lagjen “Guerrile”, në vendin e njohur si “ish-Zooteknika”. Policia Vendore e Shkodrës, pas një aksioni të mirëorganizuar, arrestoi autorin e dyshuar të krimit, shtetasin E. Hoxha, 17 vjeç.

Bashkë me të, Policia arrestoi edhe shokun e tij, D. Harifi, po 17 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Nga ana tjetër, Bekim Turishta është arrestuar duke u akuzuar për “moskallëzim krimi”.

“Panorama” shkruan se të rinjtë kanë qenë duke qëndruar në një lokale tek “ish-Zootekniku”, kur mes tyre ka nisur debati për një kapele që ia kanë vënë njëri-tjetrit në kokë. Kaq është dashur që ata të konfliktohen.

Pak çaste përpara ngjarjes, mësohet se shtetasi Hermes Beqiri e ka rrahur 17- vjeçarin e dyshuar si autor. Ky i fundit ka shkuar dhe ka marrë një automatik kallashnikov. Është afruar te dera e lokalit dhe nga aty e ka qëlluar. 23-vjeçari fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë.

Menjëherë, autori, bashkë me armën dhe shokun e tij, është larguar me një motor që kishte. Forcat e Policisë kanë marrë informacion se 17- vjeçari fshihej në fshatin Frudë. Menjëherë, dhjetëra efektivë të komisariatit të drejtuar nga zëvendësshefi Saimir Rrustemi, kanë shkuar në vendin ku fshihej.

Pas pak minuta kërkimesh, është arritur që të arrestohet. E. Hoxha mbante ende në dorë automatikun në momentin e arrestimit dhe fare pranë kishte edhe motorin që ishte larguar. Policia e ka arrestuar dhe ka sekuestruar armën e krimit dhe mjetin, me të cilin ka lëvizur.

Pas arrestimit, 17-vjeçari Hoxha dhe bashkëmoshatari i tij janë dërguar në Policinë Vendore të Shkodrës për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen e ndodhur. Gjatë marrjes në pyetje, adoleshenti ka treguar se sherri mes tyre ka ardhur për një kapele dhe se 23- vjeçari Hermes Beqiri e ka rrahur.

“Ne jemi ngatërruar për një kapele. Nisi pak si lojë, por më pas situata u bë serioze. Aty ngritëm zërin dhe ai më rrahu. Më pas kam marrë automatikun dhe e kam qëlluar. Nuk kam dashur ta vras”, mësohet të ketë thënë 17-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test