Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku janë plagosur tre punonjës të OSHEE-së, të cilët po riparonin një defekt në nënstacion.
Paraprakisht mësohet se shkak është bërë shpërthimi i një automati që po riparohej për shkak të dëmtimeve nga moti i ligë.
Elektricistët kanë marrë djegie në trup dhe janë nisur fillimisht drejt Spitalit të Shkodrës, e mandej janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Shkodra është goditur sot fuqishëm nga përmbytjet që kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në qytet dhe rrethina.