13 kontrolle në një ditë dhe 500 mijë lekë gjobë, skandali me tatimorët e Shkodrës - Bota Sot
13 kontrolle në një ditë dhe 500 mijë lekë gjobë, skandali me tatimorët e Shkodrës

Shkodra

E martë, 14 gusht 2018

13 kontrolle në një ditë dhe 500 mijë lekë gjobë, skandali me tatimorët e Shkodrës

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 23:02
Ilustrim

Një tjetër skandal është denoncuar sot në lidhje me gjobat që bizneset kanë marrë nga tatimorët në këtë fundvit.

Një qytetar ka denoncuar atë çfarë ka ndodhur me kontrollet nga tatimorët në Shkodër, ku në përfundim e kanë gjobit me 50 mijë lekë të reja. Ish kreu i qeverisë, Sali Berisha ka publikuar të plotë mesazhin e qytetarit.

Denoncimi

Terrori i bandave tatimore mbi bizneset!

Biznesmeni dixhital denoncon:

-Banditizem shteteror ndaj biznesit,

-tre kontrolle ne 13 dite,

-gjoba arbitrare dhe terrori eshte klima e sotme per biznesin ne Shqiperi!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb

“Pershendetje Z.Berisha doja te ndaja me ju nje shqetesim shum te madh ne lidhje me biznesin qe kam nje fast food ne shkoder .me erdhen hakut tatim taksa spo na lejn te punojme gjith frig dhe terror ne 13 dit 3 kontrolle me nje muaj 4 kontrolle tek I fundit kontroll me zor e vendosen 50000 te reja gjob .sot eshte bere kerdin nr Shkoder me gjoba qe kan ardh nga Tirana .shpresoj ne zerin tuaj qe ta ngrini me kete problem .sepse eshte bere problem te punosh nr punen tende. te pershendes dhe gjith te mirat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test