Policia jep alarmin: Një grup i ri kriminal po vepron në Shkodër - Bota Sot
Policia jep alarmin: Një grup i ri kriminal po vepron në Shkodër

Shkodra

E martë, 14 gusht 2018

Policia jep alarmin: Një grup i ri kriminal po vepron në Shkodër

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 12:03
Ilustrim

Qyteti i Shkodrës dhe rrethinat e saj përreth, kohët e fundit janë prekur nga grabitjet me armë. Policia e Shkodrës nuk ka dhënë më shumë hollësi rreth grabitjes së fundit që ndodhi në fshatin Dobraç i Ri, megjithatë detaje të reja mësohen nga këto burime. Burime policore thanë se hetimi është në rrugë të mbarë, teksa dyshohet se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal të ri, të shfaqur së fundmi në metropolin verior.

Kjo për faktin se policia beson se ka goditur grupet e mëparshme që kishin kryer një seri vjedhjes nëpër banesa.

Mësohet se një grup i posaçëm hetimor i kryesuar nga prokurorë të çështjes po merret me kryerjen e veprimeve për të çuar në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të cilët qarkullojnë me një “Alfa Romeo” me të cilën kryen grabitjen.

Policia po tregohet e kujdesshme ndërkohë që ka indicie të forta se autorët kanë bashkëpunuar me persona që banojnë në atë zonë, të cilët dyshohet se kanë shkëmbyer informacione mes tyre. Kjo për faktin se gjatë marrjes në pyetje nga ana e oficereve të policisë gjyqësore një prej personave të dyshuar që mund të ketë lidhje ka shfaqur disa momente kontradiktore nga ato çfarë ka deklaruar më herët.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test