Shpërthimi me tritol në Shkodër, 7 të plagosur, 2 me urgjencë drejt Tiranës - Bota Sot
Shpërthimi me tritol në Shkodër, 7 të plagosur, 2 me urgjencë drejt Tiranës

Shkodra

E diel, 27 maj 2018

Shpërthimi me tritol në Shkodër, 7 të plagosur, 2 me urgjencë drejt Tiranës

Më: 13 janar 2018 Në ora: 14:02
Pamje nga Shkodra

Mesditën e sotme një shpërthim tritoli tronditi qytetin e Shkodrës.

Ndonëse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë, mësohet se një sasi e konsiderueshme tritoli u vendos tek një motoçikletë në lagjen Rus.

Për pasojë 7 persona mbetën të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë janë dërguar për mjekim të specializuar drejt Tiranës.

5 të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Shkodrës, ndërsa mësohet se shënjestra ka qenë Lulzim Kullaj.

Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Kulla i është afruar dyqanit të tij. Dyshohet se lëvizjet e tij janë monitoruar nga atentatorët dhe në momentin kur ai ka mbërritur pranë biznesit, kanë bërë shpërthimin e telekomanduar.

Lulzim Kulla ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në drejtim të Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Kjo e fundit është përfaqësuese e minoritetit malazez, bën me dije “Report TV”.

Në katin e dytë të ndërtesës ndodhet pikërisht një shoqatë e minoritetit malazez në Shkodër.

TË PLAGOSURIT

Arjola Gjonaj, 31 vjeçe,

Pjetër Arra, 53 vjeç,

Gentian Suca, 40 vjeç,

Ditmir Myftia, 32 vjeç,

Pjetër Daka, 60 vjeç,

Lulzim Kullaj 42 vjeç,

Gardosileviç Roikq 50 vjeçe

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test