Goditja e grupit kokaina/ Ja emrat e 7 të arrestuarve në Shkodër... - Bota Sot
Goditja e grupit kokaina/ Ja emrat e 7 të arrestuarve në Shkodër...

Shkodra

E shtunë, 18 gusht 2018

Goditja e grupit kokaina/ Ja emrat e 7 të arrestuarve në Shkodër...

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 12:05
Drejtori i Policisë së Shkodrës

Policia e Shtetit njoftoi përmes një konference për mediat goditjen e një grupi kriminal që vepronte në Shkodër në fushën e trafikut të kokainës.

Drejtori i Policisë së Shkodrës bëri të ditur se nga operacioni i kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës u arrestuan shtetasit:  Elidon Marku, Indrid Tagani, Erjoz Zekaj, Saimir Aarci, Aldo Vrucaj, Kristian Ujkaj dhe Aleksander Matoja.

Policia bëri të ditur se gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi H.K 26 vjeç.

“Shtetasi Elidon Marku,  menaxher i një lokali nate në Shkodër në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar kanë shitur kokainë për klientët që frekuentonin këtë lokal. Policia krahas sasisë së lëndës narkotike prej 2 kg, ka sekuestruar 3 automjete, 10 celularë, një sasi parash, si dhe lokalin ku kryhej kjo veprimtari kriminale. Gjithashtu po hetohet në lidhje me pasuritë e tjera të këtyre personave që janë vendosur si pasojë e këtij aktiviteti kriminal”, tha kreu i policisë së Shkodrës.

Deklarata e plotw e policisw

Finalizohet  në Shkodër goditja e dytë  në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

 Pas tre muajsh punë intensive  përmes metodave speciale të hetimit, kurorëzohet  me sukses goditja e dytë në Shkodër, në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”, ku u godit një grup kriminal me veprimtari në fushën e mbajtjes dhe shitjes të drograve të forta.

 Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Shkodër,  dhe Forcën Operacionale  në Policinë e Shtetit kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “KOKAINA”.

 Ky operacion  u finalizua me sukses  pas një hetimi 3 mujor  me aplikimin  e  metodave speciale të hetimit.

 Në këtë kuadër janë arrestuar,  7 shtetas  të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

1. Helidon Marku, 42 vjec, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale.

2. Indrit Tagani, 30 vjec,banues në   Shkodër.

3. Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe.

4. Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër.

5. Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër.

6. Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, banues në Shkodër.

7. Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër.

 Gjithshtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit H.K, 26 vjeç, banues në Shkodër.

Goditja e këtij grupi kriminal u realizua pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale të hetimit të përdorura nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Oficerëve të Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Në vijim të këtyre hetimeve është provuar se shtetasi Helidon Marku është menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me shtetasit Kristjan Ujka, Saimir Arçi,  Erjon Zekaj Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksandër Matoja, si dhe me shtetasin  H. K të shpallur në kërkim,  kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drograve të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambjenteve të këtij lokali.

Në cilësine e provave materiale janë sekuestruar:

 • 2 kilogramë e 237.6 gramë lënde  narkotike e dyshuar Kokainë.

• 3 automjete të tipeve Audi Q5, Ford "Fiesta” dhe BMW.

• 10 telefona celulare të markave te ndryshme.

• 489.000 leke , 635 Dollare dhe 280 Euro,

Gjithashtu është vënë nën sekuestër  Lokal ”SAMPA” në ambjentet e të cilit zhvillohej ky aktivitet kriminal.

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit, mbajtjes e shitjes së narkotikëve” e përshtatje e lokalit për përdorim droge, kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenit 283/2, neni 285/a e 25 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test