Qarku i Shkodrës do të vazhdojë të jetë në rrezikun e përmbytjeve. Reshjet e fundit vazhdojnë t’i mbajnë të larta prurjet të dielën dhe të hënën në lumin Drin, Bunë dhe liqenin e Shkodrës.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot dhe nesër lumi Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
Sot pasdite (e diel, dt.11) dhe nesër (e hënë, dt.12) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).
Nesër (e hënë, dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 12
në vendet e ulëta: 5 / 12
në vendet malore: -2 / 6 °C.
Sot (e diel, dt.11) dhe nesër (e hënë, dt.12) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe veri-lindje.