Vjen reagimi ‘surprizë’ i Bashës për Topallin, Selamin dhe Bregun

Shqipëria

Vjen reagimi ‘surprizë’ i Bashës për Topallin, Selamin dhe Bregun

Më: 1 maj 2017 Në ora: 23:41
Kreu i PD-së Lulzim Basha

Pak orë pasi Kreu i PD-së Lulzim Basha ka marrë kritika të forta nga tre deputetë të partisë së tij, ka ardhur edhe një reagim i tij.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Basha ka qenë deri vonë në çadër ku ka biseduar me anëtarët dhe ka folur pa praninë e mediave. Mësohet se ai iu ka dhënë porosi anëtarëve të mirëkuptojnë e të mos sulmojnë kritikuesit.

“Ne jemi parti e lirisë, e krijuar për lirinë dhe është pasuri mendimi ndryshe dhe kritikat”, mësohet të ketë thënë kreu i PD.

Kanë qenë deputetët Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe Eduard Selami ata që kanë folur ashpër sot kundrejt linjës që po ndjek kreu i PD-së. Sipas tyre mospjesëmarrja e PD-së në zgjedhje dëmton partinë dhe vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat