Gjyqtari para kolegëve. Shkëlqim Miri për masë sigurie te Krimet e Rënda

Shqipëria

Gjyqtari para kolegëve. Shkëlqim Miri për masë sigurie te Krimet e Rënda

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 12:17
Shkëlqim Miri

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, i cili u arrestua të premten, ku prokuroria kërkon arrest me burg.

Shkëlqim Miri u ndalua për dyshimet e korrupsionit, ndërsa në banesën e tij u sekuestruan gjatë kontrollit me vendim gjykate 174 mijë eurë, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë.

Hetimet për të kishin nisur në janar 2017, pas informacioneve se gjykatat shqiptare po i jepnin lirinë Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Amerika 5 vjet më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat