Boçi: Kumbaro do prezantojë projekt ‘fantazmë’ për teatrin, pas qëndrojnë kullat

Shqipëria

Boçi: Kumbaro do prezantojë projekt ‘fantazmë’ për teatrin, pas qëndrojnë kullat

Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:59
Luçiano Boçi

Partia Demokratike ka kërkuar thirrje urgjente me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro lidhur me prezantimin e projektit të teatrit të ri që do të bëjë sot ministria e Kulturës.

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi shkruan se “qeveria ka planifikuar të prezantojnë sot me nxitim në 17.00 një projekt fantazmë, të përcaktuar pa konkurrim, pa transparencë për një Teatër të ri, duke prishur Teatrin Kombëtar ekzistues, para aktorëve të zgjedhur me gisht dhe jo me trupën apo sindikatat e artistëve.

Po nxitojnë sot të ekzekutojnë historinë e teatrit dhe të varrosin gjurmët e falsifikimit të dikurshëm, sikurse të fitojnë si përherë para dhe vetëm para”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat