Në sportin tonë nuk kanë të sosur çuditë! Shkarkimi i Raif Musës nga kryesuesi i komisionit të trajnerëve është për t’u habitur duke iu referuar një vendimi që e ka lëshuar zyra e Federatës së Karatesë së Kosovës.
Në vendimin e FKK--së nuk jepet ndonjë arsyetim bindës përveç që i bëhet me dije Musës se është kërkesë e klubit Sharri dhe aq më interesant, në fund shkruan: Nuk ka vend për ankesë! Kemi siguruar vendimin e FKK-së, ku jepet arsyetimi i shkarkimit të Musës!
“Në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të FKK-së së mbajtur me datën 14.09.202, në orën 17.00, në sallën e konferencave në shtëpinë e sporteve në Prishtinë, pasi u shqyrtua kërkesa e K.K Sharri - Ferizaj u hapë një debat për kërkesën në fjalë dhe pas shumë debateve dhe analizave nga Anëtarët e Bordit dhe kryetarit të FKK-së z. Avni Gashi dhe pasi që kërkesa e Klubit të lartëcekur përmbante "kërkesën për shkarkim" për kryesuesin të Komisionit të trajnerëve z. Raid Musa, Kryetari i FKK- z. Avni Gashi e hodhi në votim kërkesën për shkarkimin e kryesuesit të Komisionit të trajnerëve z. Raif Musa ku me votim të hapur u shkarkua nga pozita kryesuesit të komisionit të trajnerëve në FKK.
Vendimi i FKK-së
Vendimi për shkarkim ju dërgohet palëve si në vazhdim
Arkivi të FKK-së dhe
z. Raif Musa
sekretarit të FKK-së
Këshilla juridike:
Meqenëse BE i FKK-së, është organ ekzekutiv ai emëron dhe shkarkon bashkëpunëtorë profesional si dhe komisioni funksional brenda FKK-së, andaj ju rekomandojmë që këtë vendim mos ta apeloni brenda FKK-së, sepse nuk ka vend për ankesë”, shkruan në vendim e lëshuar nga FKK.
Cila ishte kërkesa e KK Sharrit? Për se u shkarkua Musa, për sjellje të pahijshme, për shkelje të rregullave, për mos respektim të punës apo u shkarkua për pikë të qejfit? Në vendimin e FKK-së, nuk jepet asnjë sqarim shkarkimi përveç që thuhet me kërkesë të KK Sharrit!