Premtojnë fitore me Slloveninë - Bota Sot
Premtojnë fitore me Slloveninë

Sporti

E enjte, 28 korrik 2016

Premtojnë fitore me Slloveninë

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 18:19

Disfata me Islandën në një moment shpresë për kombëtaren shqiptare solli një zhgënjim të madh në radhët e tifozëve, pasi pritej që në dy përballjet e radhës kuqezinjtë të grumbullonin 6 pikë dhe të shpresonin për një pozicion sa më të mirë në renditjen. Gjithsësesi kjo disfatë, që nuk është kaprdirë kollaj as nga futbollistët, nuk e ka prishur atmosferën dhe as e ka ia ka ulur moralin skuadrës. E garanton këtë mbrojtësi Mërgim Mavraj, sipas të cilit kuqezinjtë kanë mbështetjen e njëri-tjetrit dhe se do të bëjnë gjithcka për ta hedhur pas krahëve këtë zhgënjim me një fitore me Slloveninë.

Marvaj siguron se do të jetë në fushë ndaj ballkanasve, pavarësisht dëmtimit që ka patur në brinjë, ndërsa për gabimet foshnjërake në mbrojtje u shpreh se në këto nivele kërkohet përqendrim maksimal gjatë 90 minutave.

Për Edgar Canin nuk është momenti për të qarë humbjen me Islandën, pasi në Grupi është është i ekuilibruar dhe Shqipëria mund të fitojë më cdo kundërshtar në ndeshjet e ardhshme.

Loja dhe goli i Canit ndaj Islandës kanë krijuar bindjen që 23-vjecari do të jetë tituillar edhe ndaj Sllovenisë, ku në krah të tij do të jetë me siguri Armando Sadiku, me të cilin, sic e pranon edhe vetë, është ndier shumë mirë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test